TROKET DIMRI I ASHPËR, RESHJE BORE NË VEND, JA ZONAT QË DUHET TË BËHEN GATI
Temperaturat janë ulur ndjeshëm në muajin nëntor dhe moti sa vjen e bëhet më i ashpër.
Sipas meteoalb pas të hënës në vend do të shfaqen temepratura dimri. Sakaq shton se mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore. Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore”.