Reshjet e shiut kane përmbytur autostradën Tiranë – Durrës kete te enjte pasdreke.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale, uji ka vërshuar në të gjithë autostradën.
Disa automjete janë mbuluar nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.
Nga vendngjarja thuhet se uji ka pushtuar disa banesa dhe biznese në zonat përreth autostradës.
Njoftimi nga Policia e Shtetit:
Ne autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra
Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.
Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.