[sgmb id=”1″]
Tension në prag të ndeshjes së Champions League mes Shakhtar Donetsk dhe Feyenoord që do të luhet sot në mbrëmje në Kharkiv të Ukrainës.
Policia vendase raporton se ka arrestuar 52 persona, pas një sherri masiv që ka ndodhur mes tifozëve të dy skuadrave, shkruan telesport.
Përplasja mes dy tifozerive është verifikuar pasditen e sotme në një lokal të qytetit ukrainas, pak orë para fillimit të ndeshjes. Policia deklaron se ka gjetur xhama të thyer dhe ambientet e brendshme të lokalit të shkatërruara, ndaj dhe ka ndaluar 52 persona, duke i shoqëruar në rajon.
Të gjithë të arrestuarit do të merren në pyetje, por sot nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium për të parë ndeshjen.
Në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, do të zhvillohet finalja e Champions League 2018, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që ky shtet është pre e dhunës mes tifozerive.
Një vit më parë, 10 të plagosur u shtruan në spitalin e Kievit, pas një përplasje me thika mes tifozëve vendës dhe atyre turq.