[sgmb id=”1″]
Dita e merkure sipas meteorologeve, mbetet me vranësira të shpeshta por reshje të pakta deri pas mesditës kur pritet përmirësim gradual i motit.
Pasditja mbetet me vranësira dhe reshje në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimore ndërsa pjesa më e madhe e vendit paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare.
Moti përmirësohet dukshëm gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit. Era dobësohet deri në 40 km/h por drejtimi mbetet Jugor duke gjenerura në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Temperaturat e ajrit sjellin një rënie 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore, më e ndjehsme në vlerat termike të mesditës.