Per drejtorin e Policise Rrugore, Mitat Tola, “zhvillimet e trafikut, e kanë të domosdoshme që të aplikojme një faze tjeter të ndryshimeve të Kodit Rrugor”.
“Përdorimi i celularit është një nga problemet kryesore, drejtuesit e mjetit e kanë në modë, s’e luftojmë dot me një gjobë apo ndëshkim 10- 15 lekë të vjetra. Eksperienca me rripin, ku trefishimi i masës ka sjellë një përdorim të dukshem në përdorimin e tij, shpresoj që edhe ashpërsimi i masave per celularin do bëjë që të ulet përdorimi i tij dhe të ulen pasojat e askidenteve rrugore nga ky përdorim”,tha ai duke paralajmeruar ashpersimin e gjobave per ata qe kapen duke folur ne telefon kur jane shofere.