Loading...

Përballja me Turqinë/ Kombëtarja humb një lojtar të rëndësishëm

[sgmb id=”1″]

Futbollisti Migjen BASHA nuk mund të riaftësohet dot për ndeshjen miqësore me Turqinë ne 13 nëntor bën me dije FSHF përmes një njoftimi zyrtar.

Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara me lojtarin veçmas skuadrës, dhe me një program të veçantë mesfushori i ekipit kombëtar 

Migjen Basha është larguar sot nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalya. Ai do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit të tij.

 Trajneri pas një konsultimi me stafin mjekësor të skuadrës vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit të tij është e gjatë dhe nuk mund të jetë gati për këtë miqësore.

Gjatë këtyre ditëve Migjen Basha është stërvitur veçmas skuadrës, por koha e rikuperimit te tij zgjat jo pak. Ndërkaq, edhe për efekt kohe trajneri Christian Panucci nuk do të thërrasë zëvendësues të ri, pas largimit të Bashës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com