Meteorologet jane parashikuar se si do te jete moti sot edhe neser, ku thuhet se priten shtrengata e permbytje.
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.15) reshjet pritet të jenë mesatare në shumicën e qarqeve dhe intensive në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër të shoqëruara dhe me shtrëngata.
Nesër (e enjte, dt.16) reshjet do të jenë në pakësim gradual, por lokalisht mesatare të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 °C / 18 °C
në vendet e ulta: 10 °C / 18 °C
në vendet malore: 6°C / 13 °C.
ERA
Sot pasdite (dt.15) dhe nesër (dt.16) era pritet të jetë e lehtë deri në mesatare.
PËRMBYTJE apo RRËSHQITJE
Në mesditën e nesërme (e enjte, dt.16) për shkak të intensitetit të reshjeve, ekziston MUNDËSIA për përmbytje lokale në qarqet Korçë dhe Vlorë.