Loading...

Panik në Fier, qëllon me armë në drejtim të një lokali… Ja kush ishte objektivi

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku mbrëmjen e djeshme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në lagjen “1 Maji”. Sipas burimeve policore, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 18: 45 minuta dhe autori dyshohet se kishte si qëllim pronarin e lokalit.

Sipas policisë, duke iu referuar hetimit parparak, dyshohet se autori, i identifikuar si shtetasi A.P, 47 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të tavolinës, ku ishin ulur A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç (pronar i lokalit), A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Njoftimi i plotë i policisë

Në datë 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji” Fier, një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të lokalit të shtetasit A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 78, 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com