Loading...

Njoftim per ndarje nga jeta !

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA

Njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas se në datën 18 Nëntor 2017 në Gjirokaster iu dha lamtumira e ndarjes nga jeta, Pelivan Nazif Jonuzaj në moshën 82 vjeçare (vëllai i Doshes, Bejesë, Inajetes, Gaziut, Merqezit, Hairit dhe Petritit).
Në ceremoninë e përcjelljes në Gjirokastër, perveç pjesëtarëve të familjes e të afërmve, morën pjesë, miq e shokë të familjes, bashkëfshatarë dhe banorë të Valaresë, Gjirokastrës.

Megjithëse, jetën e kaloi në Gjirokastër, kallaratasit, e kujtojnë Pelivanin për vizitat e shpeshta që ai bente në vendlindje dhe sidomos për veshjen karakteristike popullore të labit, jelek e xhamadan, por edhe për gjatësinë dhe mënyrën e të ecurit e të folurit, që kur e shikoje të bëhej sikur pranë kishe një portret heroi a luftëtari lab.

Siç na shkruajnë të afërmit e tij, Pelivani i
biri i Nazifit dhe Gasteres lindi në Kallarat më 20 maj 1935. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në Kallarat duke ndihmuar prindërit dhe familjen në mbarështrimin e blegtorisë që dispononin në sasi të mjaftushme. Në vitin 1956 kur filloi kolektivizimi i fshatrave u larguan në Gjirokastër me mendimin se atje nuk do t’u merrnin bagëtitë e imta, nga qe ishte vendlindja e Enver Hoxhës. Por edhe atje nuk i shpëtuan dot këtij procesi të kolektivizimit. Si të tillë iu nënshtruan punës në kooperativë dhe më vonë në fermën bujqësore të Valaresë, gjithmonë në sektorin e blegtorisë. Gjatë gjithë kësaj periudhe u dallua për punë shembullore dhe të palodhur, nga e cila u dekorua nga organet drejtuse të rrethit disa herë. U martua me Janullë Kadenaj nga Rexhini dhe lindën e rritën 4 fëmijë: Kastriotin, Agimin, Shpresën dhe Mimozën. I pëlqente shumë traditat e zakonet e labërisë dhe sidomos veshjen karakteristike popullore me jelek e xhamadan të cilën e mbante veshur gjithmonë dhe që e dallonte nga të tjerët.

Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, bashkohet me dhimbjen e famijes Jonuzaj dhe i shpreh asaj ngushëllimet më të sinqerta.

Qofte i paharruar emri dhe jeta e tij!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com