Loading...

Një i vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në autobus

[sgmb id=”1″]

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë ku janë përfshirë dy autobusë në Los Anxhelos.

Policia ende po kërkon dy ose tre persona të armatosur të përfshirë në të shtënat që ndodhën në Santa Monica të shtunën herët në mëngjes, shkruan daily mail, transmeton Indeksonline.

Një grup njerëzish në bordin e një autobusi  hapën zjarr ndaj banorëve të një autobusi tjetër rreth orës 1  pranë rrugëve të Oqeanit dhe Kolorados.

Shoferi i autobusit të parë iku nga vendi i ngjarjes dhe doli në një stacion të policisë aty pranë me tre nga viktimat e plagosura në bord.

Të tre  u dërguan shpejt në spital, por një prej tyre më vonë vdiq nga plagët e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com