Loading...

Një lajm i mirë për shqiptarët: Më në fund fluturime low cost Tiranë-Londër

Linja e fluturimeve ajrore me buxhet të ulët, Wizz Air, njoftoi të hënën se do të zgjerojë operacionet në bazën në aeroportin Luton në Londër. Kompania tha se do t’i shtojë katër aeroplanë të rinj flotës deri në Qershor 2018, duke hapur kështu edhe 5 destinacione të reja.

Airbus 320-tat shtesë do të krijojnë rreth 150 vende pune në Luton, u shpreh linja ajrore, teksa flota e saj atje do të arrijë në 5 avionë.

Ky zgjerim do ta lejojë linjën që operon kryesisht në Europën Lindore të nisë destinacione të reja për në Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri. Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet popullore si Izraeli, Rumani dhe Kosova.

Fluturimet nga Tirana për në Londër tashmë janë shfaqur në portalin zyrtar të Wizz Air, por pa datat e udhëtimeve, të cilat mësohet se do të kenë një frekuencë prej 4 fluturimesh në javë. Çmimet sigurisht do të jenë low-cost, dhe duke u bazuar në ato nga Prishtina drejt Londrës pritet të nisin nga 35 euro vetëm vajtje.

Deri më tani, ky operator kishte vetëm një destinacion në Shqipëri, atë drejt Budapestit.

Zgjerimi i kompanisë vjen në një kohë kur të ardhurat e kompanisë janë në nivele të larta. Për gjysmën e parë të vitit operatori shënoi 288 milionë euro fitime, 24.6% më shumë se një vit më parë. Edhe numri i pasagjerëve për këtë vit është rritur me ¼, duke shkuar në 15.6 milionë individë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com