Loading...

Ngjarje si ne skenare filmash, veprimi c’njerezor i italianit

Një ngjarje e rëndë dhe e ngjashme me skenarë filmash ka ndodhur në një fshat të vogël të quajtur Gizzeria, në jug të Italisë. Një italian ka mbajtur të burgosur një grua rumune në një bodrum për dhjetë vite me radhë, duke e torturuar, përdhunuar dhe detyruar të lindte dy nga fëmijët e tij.

Italiani Aloisio Francesco Rosario Giordano, 52 vjeç, u arrestua në fundjavë nga Policia dhe akuzohet për rrëmbimin, torturimin dhe perdhunimin e gruas 29-vjeçare. Ai ishte burgosur në vitin 1995 për një rast të ngjashëm, ku qëndroi në burg për vetëm pesë vjet, pasi u lirua për sjellje të mirë.
Pas rifitimit të lirisë së tij, u kthye në shtëpi për t’u kujdesur për bashkëshorten e tij të sëmurë dhe dy fëmijët, duke punësuar një rumune, atëherë 19-vjeçare, e cila do të bëhej viktima e tij e dytë. Kur gruaja e tij vdiq, policia tha se Giordano i ofroi mbështetjen e kujdestarit dhe një vend për të qëndruar vajzës rumune, por më pas e mbylli atë në një bodrum, ku ajo ka kaluar dhjetë vite të jetës, e lidhur me zinxhirë, në një dhomë të ndotur, të mbushur me minj dhe insekte, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike.

Ajo është rrahur, torturuar dhe dhunuar vazhdimisht. Ka lindur dy fëmijë nga Giordano, një djalë, tani 9 vjeç, dhe një vajzë 3 vjeçe. Sipas policisë, fëmijët u detyruan të shikojnë se si Giordano abuzonte me nënën e tyre dhe djali detyrohej të merrte pjesë në torturimin e saj, ose do të rrihej edhe ai prej të atit.

Gruaja i deklaroi Policisë se ajo nuk kishte pasur asnjë kontakt me botën e jashtme dhe se ajo nuk është larë për një vit. Në 1995, Giordano u arrestua në një rast të ngjashëm, kur ai rrëmbeu, torturoi dhe përdhunoi vazhdimisht 23-vjeçaren Maria Rosa, sipas artikujve të gazetës nga koha kur mbajti peng Maria në kushte të ngjashme, dhe gjithashtu e la shtatzënë dy herë. Por në atë kohë ai vendosi t’ia ndërpresë vetë shtatzënitë, në rastin e parë duke e goditur në bark dhe në rastin e dytë duke përdorur bisturi dhe një lugë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com