Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në:
ZVRPP Berat
ZVRPP Bulqizë
ZVRPP Devoll
ZVRPP Dibër
ZVRPP Durrës
ZVRPP Elbasan
ZVRPP Fier
ZVRPP Gjirokastër
ZVRPP Gramsh
ZVRPP Has
ZVRPP Kavajë
ZVRPP Kolonjë
ZVRPP Korçë
ZVRPP Krujë
ZVRPP Kuçovë
ZVRPP Kukës
ZVRPP Kurbin
ZVRPP Lezhë
ZVRPP Librazhd
ZVRPP Lushnjë
ZVRPP Malësi e Madhe
ZVRPP Mallakastër
ZVRPP Mat
ZVRPP Mirditë
ZVRPP Peqin
ZVRPP Përmet
ZVRPP Pogradec
ZVRPP Pukë
ZVRPP Sarandë
ZVRPP Shkodër
ZVRPP Skrapar
ZVRPP Tepelenë
ZVRPP Tiranë
ZVRPP Tropojë
ZVRPP Vlorë
KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E REGJISTRUESIT
1. Kandidatët për pozicionin “Regjistrues” në ZVRPP duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme:
të jetë shtetas shqiptar;
të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik;
të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në administratën publike;
të ketë specializime në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
të mos ketë qenë i dënuar penalisht;
të mos ketë konflikt interesi.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë:
Kërkesën që specifikon Zyrën/Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të cilat po aplikohet;
Jetëshkrimi i plotësuar:
Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;
Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut
Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore:
Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit:
2. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: [email protected] ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 14 Nëntor 2017
TESTIMI I AFTËSIVE
Vlerësimi i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të kryhet në përputhje me procedurat e testimit të miratuara me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6323/2, datë 25.10.2017 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve të organizimit të testimit të regjistruesit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
Data dhe vendi ku do të zhvillohet konkurrimi si dhe programi i testimit, do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.