Lionel Messi ka shtuar edhe një trofe në koleksionin e tij.
Argjentinasi ka pranuar zyrtarisht çmimin “Këpuca e Artë” , si golashënuesi më i mirë në Evropë për sezonin 2016-17, trofe ky që iu dorëzua nga bashkëlojtari i tij, Luis Suarez.
Argjentinasi e mori këtë çmim, i cili i dhurohet top golashënuesit të Evropës – për 37 golat që i shënoi në sezonin 2016/17 në La Liga
Messi kështu barazohet me Cristiano Ronaldon, i cili deri më tani ishte i vetmi futbollist që kishte fituar katër herë Këpucën e Artë.
Pas marrjes së çmimit, Messi bëri deklaratën e tij të parë në pyetjet e Edu Garcia, prezantues i galasë.
“Unë jam përmirësuar, jamë akumuluar më shumë në lojën tine dhe çdo ditë e më shumë kënaqem me ndjesinë e të qenurit futbollit” , tha ai.
“Nuk më pëlqen të jem jashtë, por një vit është i gjatë dhe duhet të kujdesëm për veten” .
Argjentinasi foli për ndeshjën ndaj Juventus,ku ai nuk ishte në formacionin bazë.
“Sa herë që duhet të qëndroj në bankën rezervë, më vjen keq, nuk më pëlqen të jem jashtë fushe, më pëlqen të marr pjesë, të ndihmojë bashkëlojtarët, por gjithashtu e kuptoj që është një vit i gjatë dhe duhet të kem kujdes” deklaroi Messi.
Ylli argjentinas mori çmimin në Antigua Estrella Daman, në një aktivitet të organizuar nga ESM (European Sports Media dhe MARCA) në të cilën ai u shoqërua nga presidenti i Barcelonës, Josep Martia Bartomeu, Busquets, Iniesta