Loading...

Lajm i mire – kapen disa sinjale satelitore te nendeteses Argjentinase te humbur !

Argjentina ka shtuar kërkimet në Atlantikun e Jugut për nëndetësen ARA San Juan me një aeroplan kërkimi të NASA.

Janë zbuluar sinjale që mendohet se vijnë nga një nëndetëse argjentinase e zhdukur me 44 marinarë në bord, thanë zyrtarët. Ministria e Mbrojtjes e Argjentinës është duke u përpjekur të gjurmojë vendin prej nga erdhët 7 thirrje satelitore të  dështuara të shtunën, njofton BBC.

Britania dhe vendet e rajonit kanë afruar ndihmë. Marina Amerikane është duke kërkuar nëse anija ka rënë në shtratin e detit.

Mjeti lundrues diezel-elektrik u zhduk 430 km larg bregut.

Detyra e e ekipeve të kërkimit është vështirësuar prej erërave të forta dhe valëve të larta.

ARA San Juan po kthehej nga mision rutinë në Ushuaia, pranë bazës Mar del Plata, në jug të Buenos Airesit.

Kontakti i fundit me komandën ishte të mërkurën në mëngjes.

Një destrojer argjentinas dhe dy anije patrullimi po bëjnë kërkim rreth zonës ku ndodhej së fundmi në gadishullin juglindor Valdez.

Por deri më tani nuk ka të dhëna për vendondhjen e saj. Mendohet se nëndetësja  mund të ketë vështirësi në komunikim të shkaktuar nga ndërprerja e energjisë.

Protokolli i marinës diktorn që një anije duhet të dalë në siëprfaqe nëse humb komunizimin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com