Policia e Durresit njoftoi sot se kishte arrestuar shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.Ky i fundit akuzohet se ka çuar në një hotel vajzën e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë dhe me te ka kryer marrëdhënie seksuale.
Por jane zbuluar te tjera detaje lidhur me kete ngjarje.13-vjecarja me iniciale D.P, eshte vajza e cila ishte denoncuar e zhdukur nga motra e saj pak dite me pare.Ajo ishte nisur ne shkolle dhe nuk ishte kthyer më.
E motra, shtetasja 24-vjecare me incialet A.L. ka treguar per policine ne kallezimin e bere se motra D.P. nuk eshte kthyer me pas mesimit.
Cfare njoftoi te shtunen policia
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17.11.2017 ka bërë kallzim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.