[sgmb id=”1″]
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi sot vjen në Kosovë në një vizitë dyditore me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për komunikim e Kuvendit të Kosovës, ku njoftohet për takimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me homologun e tij Gramoz Ruçi.
Takimi në mes Veselit e Ruçit do të mbahet në kabinetin e Veselit nga ora 09:30, ku pas këtij takimi do të ketë deklaratë për media.
Gjatë ditës, me kryeparlamentarin shqiptar do të takohet edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.