Një familje nga kruja po përjeton ankthin më të madh të jetës së saj: zhdukjen e vajzës 13-vjeçare me iniciale D.P. që pas mësimit ditën e premte. Policia e Krujës e ka shpallur në kërkim.Kallëzimi në Polici u bë nga A.L., motra 24-vjeçare e vajzës.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë, njoftoi Policia.
Më datë 17:11.2017 ka bërë kallzim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.”