[sgmb id=”1″]
Kompania “Plus Communication” Sh.a, e cila ofron shërbime të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri me mbi 400 mijë abonentë, pritet të shitet.
Vendimi do të merret ditën e enjte në mbledhjen e bordit të kompanisë.
Operatori celular shqiptar PLUS lindi si një nismë e disa prej sipërmarrësve dhe biznesmenëve më të suksesshëm shqiptarë në disa fusha të ekonomisë së vendit. PLUS numëron mbi 400 mijë abonentë në të gjithë vendin, duke shënuar një nivel të lartë dhe dinamik penetrimi në të gjithë vendin.