Loading...

Ja makina e kujt u hodh në erë me tritol pak më parë

Policia ka identifikuar pronarin e automjetit që u hodh në erë këtë mëngjes me tritol pranë Kopshtit Botanik në Tiranë. Makina tip “Passat” ishte parkuar pranë një pike skrapi. Bëhet me dije se automjeti i përket një biznesmeni, pronar i një firme inertesh, Ndok Rajka, banues në lagjen “Ali Demi”.

Automjeti u hodh në erë me lëndë eksplozivi, me rreth 200 gramë tritol. Si pasojë e shpërthimit, makina është shkatërruar tërësisht, por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes apo autorët e shpërthimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com