Duke iu referuar ditës së djeshme, ku temperaturat pësuan një ulje të ndjeshme, mund të themi me siguri se dimri ka ardhur zyrtarisht.
Në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, e ftuara e radhës ishte meterologia e “Meteoalb” Tanja Porja, e cila tha se ky muaj rezulton me temperatura 2 gradë më të larta se një Nëntor normal.
Për muajin e ardhshëm u shpreh: “Temperaturat do të jenë 1-1.5 gradë më të ngrohta se një Dhjetor normal, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë temperatura të ulëta, por parashikohet të jetë me difiçit në reshje”.
Sa i përket ditëve në vijim, fundjava pritet të rikthejë një mot të paqëndrueshëm, ku herë pas herë do të ketë dhe vranësira