Pasi deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali pyeti sot nga foltorja e seancës plenare se ku i gjeti selia blu milion dollarë për lobim, ish-kryeministri Berisha ka ndërhyrë nga vendi.
Në fjalën e saj Spiropali i kërkoi Bashës të përgjigjej për hir të faktit që kur ishte e re, ka ngritur lart dy gishtat.
“Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj i fute në konteiner. Kjo është tragjedia. Në konteiner të Kinës, (hahaha) se i doni shqip ju. Fol forumse!”, iu drejtua Berisha Spiropalit.