Loading...

Ish-ministri: Tahiri telefonoi drejtorin e Policisë për të hequr patentat nga makina e Sotës

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka nxjerrë një anë tjetër të ngjarjes së kapjes së biznesmenit Orest Sota.

Sipas tij ish-ministri Saimir Tahiri ka telefonuar Drejtorin e Policisë në Elbasan, Altin Qato, të cilit i ka kërkuar të hiqte patentat e tij nga makina e Orest Sotës.

“Tahiri ka telefonuar Qaton për të hequr patentat… Na kanë thënë se kemi gjetur ca para të shpërndara në makinë që tregon se ka pasur një sasi shumë të madhe se sa ajo qe është gjetur.

Ketë e kam te konfirmuar nga 10 veta të cilët me shumë siklet i kemi takuar e na kanë dhënë informacion se i heqin menjëherë nga puna.

Nuk supozoj unë, telefonata ka ndodhur dhe drejtori i qarkut të Elbasanit i ka thënë nuk jam këtu nuk jam atje se ka qenë aty me njerëz vërdallë, pra zoti Altin Qato”, ishte deklarata e Demirajt.

Më tej ai tha se mund të merren tabulatet e Prokurorisë për ti verifikuar, nëse janë të vërteta apo jo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com