Renato Avdylaj, efektivi i policisë së Vlorës i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës , nuk do të hetohet dhe gjykohet si pjesë e këtij grupi kriminal.
Provat e paraqitura nga Prokuroret e ceshtjes kane qene te pamjaftueshme dhe jo bindese per Gjykaten e Krimeve te Renda e cila vendosi te mos e perfshije Avdulajn si pjesetar i ketij grupi.
Vendimi për të ndarë Avdylajn, nga pjesa tjetër e të pandehurve të dosjes së prokurorisë është marrë në seancën paraprake që është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjyqtarja e ceshtjes në seancën paraprake, në të cilën ka vlerësuar provat e prokurorisë pranoi si të mirqënë hetimin e dy prokurorëve por konstatoi që për ish-oficerin e policisë nuk kishte prova të implikimit në kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike .