Dy adoleshente nga Kamza të cilat u denoncuan nga familjarët se janë zhdukur pa lënë gjurmë para 2 ditësh janë gjetur nga policia. Uniformat blu kanë gjetur dhe më pas dorëzuar në familjet e tyre dy 16 vjeçaret të cilat ishin shoqe të ngushta bashkë.
Gjatë deklaratës së tyre për largimin nga shtëpia, njëra prej vajzave thekson se është dhunuar psikologjikisht nga vëllai i saj.
Njoftimi i plotë:
Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve të mitura A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, banuese në Paskuqan, më datë 21.11.2017, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat deklarojnë se vëllai i shtetases E.P, shtetasi M.P, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.