[sgmb id=”1″]
Prokuroria është prekur nga një numër i madh ndryshimesh ditën e sotme.
Sipas Report Tv, Ramadan Troci është kthyer në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërsa në vend të Trocit në Vlorë, shkon Ardian Ylli, i cili deri më tani ishte prokuror në Prokurorinë e Fierit.
Anton Martini ka lënë Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe do të drejtojë Prokurorinë e Shkodrës. Granit Shahu nga drejtimi i Prokurorisë së Shkodrës kthehet prokuror në Tiranë. Ndërsa Pali Decollli ka marrë detyrën si kryeprokuror në Fier.
Lëvizjet vijnë pas mbledhjes së Këshillit të Prokurorisë, të mbajtur ditën e sotme.