Loading...

Flet për herë të parë mes lotëve mamaja e vëllezërve Habilaj në Babicë

[sgmb id=”1″]

Mëngjesin e së martës, Gjykata e Rivlerësimit në Katania mori në shqyrtim animimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Por për lidhjet e Habilajve me ish-ministrin Tahiri, avokati Catalano, i cili është dhe avokati i Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt, nënvizon se një gjë të tillë nuk e ka parë në akte, raportoi Top Channel paraditen e sotme. E ndërsa sonte Sokol Balla në  emisionin ‘Top Story’  ka publikuar për më tepër detaj rreth kësaj çështje.

Gazetarët kanë shkuar në fshatin Babicë për të parë nga afër shtëpinë e tij dhe për të biseduar me të afërmit.

Nëna e Moisi Habilajt ka rrëfyer mes lotëve se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh.

“Djemtë e mi edhe unë kemi punuar me serat e perimeve”, tha ajo. E ndërsa për Tahirin thotë se nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com