[sgmb id=”1″]
Moisi Habilaj kreu i një bande që trafikoi sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali gjatë periudhës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, shpenzonte shuma të konsiderueshme parash për mallrat e luksit.
Në dhjetor të vitit 2013, sipas hetimeve të autoritete italian, ai merr një sasi prej 270 mijë eurosh nga Antonio Riela, pasi ky i fundit morri një sasi droge e trafikuar nga Shqipëria, nga banda e drejtuar prej Moisi Habilajt.
Pas kësaj, Moisi Habilaj bën ‘shopping’ dhe në një bisedë të regjistruar, ai i thotë Sabaudin Celajt se harxhoi 9.000 euro vetëm për blerjen e dy byzylykëve, “një për gruan dhe një për nënën e Saimirit”.
Por Mosisi Habilaj i mbetet një peng atë ditë: “Një orë Roleks e bukur 6.000 euro që herën tjetër do ta blejë për vete”.
Moisiu përdor edhe një filozofi: Paratë mund ti shpenzojnë, gjithsesi problemet nuk mbarojnë kurrë.