Loading...

“FBI po vjen për ty o qyqar!” Po dalin fjalët e avokatit, mesazhi i fortë që frikëson Ramën

[sgmb id=”1″]

Pas lajmërimit të bërë nga kryeministri në ‘Komunikimin e Javës” se në Tiranë do të vijnë agjentë të FBI-së, ka ardhur dhe reagimi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një postim në rrjetin Social Twitter, Spahiu shkruan se FBI po vjen pikërisht vetëm për kryeministrin Rama.

“FBI po vjen për ty o qyqar. Respekt për avokatin që me thënë të drejtën jo gjithmonë e kemi marrë seriozisht. Pranvera po vjen”, reagimi i në Tëitter i Përparim Spahiut.

Nderkohe qe Rama paralajmeroi sot se do te ngrihet edhe nje task force.

Ai e ka cilësuar këtë task- forcë si “Forca e Ligjit”, një strukturë sekrete sipas tij, e cila do të ketë mbështetjen e ndërkomvbëtarëve dhe do të godasë këdo.

“Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare.Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Ky është një objektiv i shpallur që të nesërmen e zgjedhjeve dhe realizimi do të jetë një fitore e rëndësishme e mandatit të ri.”-tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com