Kur e pyetën për momentin kur ai e kuptoi se Meghan Markle ishte “e duhura”, Princi Harry pretendoi se diçka të tillë e ndjeu që në momentin e parë që u takua me aktoren amerikane.
Por, kërkimet e fundit kanë hedhur dyshime të reja mbi idenë e dashurisë në shikim të parë. E vërteta, edhe pse shumë më pak romantike, mund të jetë që këto ndjenja të forta fillestare thjesht ziejnë në epsh.
Pavarësisht se raportet e dashurisë në shikim të parë janë relativisht të zakonshme, studimi nuk gjeti në këtë mes as pasion të lartë, as ndjenja dashurie të përfshira. Në vend të këtyre, fenomeni është i lidhur fort me tërheqjen fizike.
Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit nga Universiteti i Groningenit.Studiuesit analizuan përgjigjet e 396 pjesëmarrësve, shumica e të cilëve ishin studentë heteroseksualë në të 20-at. Studimi përfshiu një studim online dhe një studim laboratorik, së bashku me tre ngjarje takimi.