Loading...

E pyesin për Tahirin, shefja e politikes se jashtme jep përgjigjen që s’e priste njeri

Shefja e Politikes se Jashtme te BE Federika Mogerini ka dhene edhe deklaraten e saj lidhur me ceshtjen “Tahiri”, sot ne nje konference te perbashket me ministrin Ditmir Bushati.

“Siç e thashë jo vetëm në shënimet e mia por edhe vitin e kaluar, edhe në Bruksel dhe në Tiranë që trafikimi i drogës duhet të trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur dhe autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punën e tyre. Agjencitë ligjzbatuese po bashkëpunojnë me vendet anëtarë dhe me Guardia di Finanza dhe me sa di bashkëpunimi po vazhdon me Italinë.

Është rregulli im i artë që të mos komentoj për punën e gjyqësorit. E respektoj, e admiroj punën e gjyqësorit për ta vendosur në qendrën e një komenti politik. Por trafikimi dhe kultivimi i drogës është prioritet jetik që e ndajmë me autoritetet shqiptare.

Shikoj vendosmëri, duke marrë parasysh bashkëpunimin, shoh hapa para dhe vullnet politik. Duhet të shohim rezultate të qarta sepse është një kusht i BE-së i popullit shqiptar për të gjithë shoqërinë. Është një përgjegjësi e institucioneve dhe e shoqërisë dhe duhet të zgjidhet nga i gjithë vendit. Është e rëndësishme të tregoheni të vendosur”, tha Mogherini.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com