Kishte denoncuar prej disa ditesh zhdukjen e te atit, i cili kishte dale ne ma me bageti e nuk ishte kthyer. Kerkimet gjeten trupin e pajete te burrit i cili dyshohet se ka rreshkitur dhe ka rene nga nje lartesi prej 60 metrash.
Informacioni nga Policia Tropojë.
Më datë 29.11.2017, në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetasit J.M, të shpallur në kërkim, bazuar në denoncimin e bërë nga e bija, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe familjarët, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar dhe shumë të thepisur mes fshatrave Klysyrë dhe Shoshan, u gjet trupi i pa jetë i shtetasit J.M., 56 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.
Nga veprimet e deri tanishme dyshohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes nga një shkëmb duke rënë nga një lartësi rreth 60 metër.
Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim, pasi më datë 27.11.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Tropojë, vajza e tij shtetasja S.M, ku ka denoncuar se më datë 24.11.2017, babai i saj shtetasi J.M, ka shkruar në mal me bagëti dhe nuk është kthyer në banesë. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.