Loading...

Detajet tronditëse: Shqiptari që vrau gruan ishte pushuar nga puna për …

[sgmb id=”1″]

Ditën e djeshme, mbarë opinioni publik u trondit nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Itali ku Migena Kellezi, u vra nga bashkëshorti i saj , Dritan Sulollari.

Pasi masakroi gruan e tij me thikë në sy të fëmijës së tyre 8-vjeçar, Sulollari i telefonoi vetë policisë për t’u dorëzuar.

Sot detaje të reja janë zbuluar në lidhje me autorin e krimit të rëndë. Dritan Sulollari po bënte pak kohë që ishte pushuar nga puna, ndërsa e ndjera punonte dhe sillte të ardhurat për familjen.

Siç bëjnë me idje mediat italiane, Sulollari ishte pushuar pesë muaj më parë nga puna pasi kishte ngacmuar seksualisht nje kolege të tijën, e cila kishte bërë edhe denoncim në polici për të.

Cifti jetonte prej 19 vitesh në Udine të Italisë dhe dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë, është bërë xhelozia e autorit për të shoqen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com