[sgmb id=”1″]
Dëmtohet sistemi i sigurisë në portin e Vlorës, probleme ka edhe me peshoren e portit për bizneset. Situata e krijuar pikërisht pas motit të keq që ka shoqëruar qytetin e Vlorës kryesisht gjatë orëve të natës, me reshje dhe rrufe, duke sjell probleme në funskionimin e sistemit të kamerave të sigurisë në port.
Por probleme ka patur edhe në funksionimin e peshores gjatë kësaj të marte, ardhur pikërisht për shkak të motit të keq dhe luhatjeve të energjisë elektrike në port.
Kamarat e sigurisë monitorojnë të gjithë sipërfaqen e portit, por edhe ambjentet e brendshme të tij, ndërsa rrëzimi i sistemit për shkak të motit të keq dhe goditjes nga rrufeja ka sjell jo pak anomali në port gjatë ditës së martë.
Ndërkohë burime nga ky institucion kanë konfirmuar se po punohet me shpejtësi që të bëhet e mundur rikthimi i sistemit të kamarave të sigurisë për monitorimin e ambientit.
Por njëkohësisht dhe për të vënë në dizpocion peshoren që shërben për tregetarët, të cilët sot janë gjendur përballë një tjetër shqetësimi real.\