[sgmb id=”1″]
Shqipëria politike ka hyrë në një
ankth tragjik dhe në një sjellje komike.
Po, ende nuk po e kuptojnë dot këta pushtetarë të lartë të të dy krahëve se nuk kanë më të ardhme politikë në këtë vend?
Duke mos dashur të kuptojnë këtë, bëhen qesharakë.
Çështë ky komision zgjedhor që prodhon broçkulla?
Këta janë injorantë prej vërteti, apo bëjnë sikur nuk kuptojnë?
Nuk mund të ketë zgjedhje politike më në Shqipëri jashtë Reformës në Drejtësi. Po këta që ngrenë komisione zgjedhorë, nuk e dinë këtë?
Jo. E dinë por kanë shpresën se më të mund të krijojnë farsën për destabilizimin e vendit, me pretekstin e zgjedhjeve vendore dhe konfliktit mes vedit.
Po ku keni kohë, o të mjerë, për këtë skemë prej banditësh!
Dhe Rama po ia ushqen Saliut. Hajde kryeministër hajde! Se kuptohet që edhe Rama shpresën e destabilizimit të Saliut e ka.
Por ja çfarë iu tha Hoyld Brian Yee para dy ditësh:
““Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete evropiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Evropë dhe Uashington, ata nxjerrin përfundime”.
Shumë shpejt, nëse Berisha, Rama, Basha e të tjerë nuk do tërhiqen nga bllokimi që duan t’i bëjnë Reformës në Drejtësi, nuk do të lejohen të udhëtojnë në asnjë vend perëndimor.
Po, pas kësaj, përsëri do t’i pranojnë shqiptarët si drejtuesë të lartë?
Është më mirë ta shohim kur të ndodhë.
Por, është mirë për ta që të mos ndodhë. Se këta, po të kenë pak mend, duhet të tërhiqen para marsit që po vjen.
Duhet të fillojë ndëshkueshmëria e pushtetarëve në Shqipëri tha politikani i lartë amerikan. Dhe patjetër që do të fillojë.
Kryeministri aktual, që po kërkon të fshehë frikën duke u mbështjellë më çitjane, i drejtohet Saliut me “kërcënim” që ky të akuzojë Ramën se po merr prokurorinë nën sundim. Dhe të mundësojë destabilizimin. Hajde fëmijë Hajde!
Rrini të qetë që të dy: goditja penale do të fillojë nga maxhoranca që më pas të kalojë të opozita. Ende nuk e njihni këtë skemë?
Prandaj Shqipëria dhe Shqiptarët kanë fituar. Boll vuajtën njëqind vjet nga hrodhitë e korruptuara.