Loading...

Cili është ministri i fuqishëm i implikuar në kontrabandën e cigareve në Durrës

[sgmb id=”1″]

Rikthehet në përmasa të frikshme kontrabanda e cigareve në pikat doganore. Prej pesë muajsh, mbi 3 milionë paketa cigare, të vendosura në pesë kontenierë, prisnin në Portin e Durrësit, për të hyrë në tregun e brendshëm pa paguar detyrimin doganor.

Shuma që duhet të shkonte në buxhetin e shtetit ishte mbi 400 milionë lekë, të cilat do të ndaheshin sipas hierarkisë dhe rolit në skemën mafioze. Ka informacione se pas episodit të fundit të kontrabandës së cigareve fshihet i njëjti personazh me pushtet, i ekspozuar edhe në raste të mëparshme të kontrabandës së cigareve, kryesisht nga Greqia. Është një nga ministrat më të fuqishëm të kësaj qeverie. Pavarësisht akuzave dhe disa dosjeve rreth veprimtarisë së tij korruptive gjatë dy dekadave të fundit, Edi Rama vijon t’i besojë këtij ministri sektorin më kryesor të qeverisjes, madje duke i forcuar pozitat në kabinet, ku ministrisë tij i ka bashkuar edhe dy ministri të tjera. Në rastin e fundit të kontrabandës së cigareve ka disa indicie dhe rrethana që implikojnë ministrin e Ramës.

Kontenierët më cigare janë shkarkuar që në muaj korrik në Portin e Durrësit pa dokumentacion, nën kujdesin e disa zyrtarëve të portit. Ministri me vartësit e tyre kanë pritur pesë muaj për të gjetur momentin më të volitshëm për t’i hedhur në treg cigaret dhe për të ndarë paratë që duhet t’i paguanin si detyrim doganor.

Gjatë kësaj kohë, asnjë nga instancat shtetërore nuk ka vënë në dijeni prokurorinë për futjen e mbi 3 milionë paketave me cigare kontrabandë. Ky element shton edhe më tej bindjen për përfshirjen e ministrit të fuqishëm në këtë skandal.

Gjatë ditëve të fundit organizatorët e trafikut të cigareve duket se janë trembur dhe kanë vendosur të heqin dorë, për shkak të frikës nga zbulimi dhe arrestimi. Për trembjen e ministrit mund të kenë ndikuar edhe zhvillimet e ditëve të fundit, pasi amerikanët po kërkojnë arrestimin e kokave të mëdha të trafikut dhe korrupsionit në Shqipëri. Presioni i fortë publik dhe ndërkombëtar për të goditur peshkaqenët e korrupsionit duket se ka trembur ministrin, i cili është tërhequr nga akti i fundit, për hedhjen e cigareve në treg, siç ka bërë herë të tjera gjatë tre viteve të fundit. Edhe acarimi i marrëdhënieve me LSI duket se ka shtuar frikën e ministrit, pasi zyrtarët e LSI në Portin e Durrësit, sigurisht të përlyer në shumë afera të pista, mund ta shistin ministrin për interesa politike të partisë.

Duhet theksuar se ky ministër vijon të mbajë raporte shumë të mira dhe të afërta me Ilir Metën, pavarësisht daljes së LSI në opozitë.

Pas pesë muaj pritje, për të gjetur momentin e duhur, për të futur cigaret kontrabandë, trafikantët e veshur me pushtet hoqën dorë nga frika e arrestimit dhe për të lehtësuar pozitat e tyre, nëse prokuroria do ta zbardhë deri në fund çështjen. Drejtoria e Doganave, në njoftimin e saj, sajoi një mashtrim, duke thënë se kolitë me cigare, u zbuluan pas pesë muajsh nga informacionet e strukturave inteligjente të shërbimeve ndërkombëtare. Ky është një sajim për të nxjerrë nga laku i përgjegjësisë ministrin dhe veglat e tij në dogana. Më vonë u gjet emri i një shtetasi turk, sikur ka bërë dërgesën e cigareve. Të dy lëvizjet synojnë fshirjen e gjurmëve të trafikantëve të vërtetë.

Në fund të vitit 2015, kontrabanda e cigareve nën kujdesin e këtij ministri, alarmoi vendet fqinje. Për të mbuluar gjurmët dhe justifikuar veten e tij, ministri në fjalë nisi një valë shkarkimesh. Ai shkarkoi të gjithë krerët e doganave në të gjithë Shqipërinë. Në fakt të gjithë shkarkimet u bënë vetëm për të hequr një person të rëndësishëm, i cili ishte bërë pengese për kontrabandën dhe konsiderohej i rrezikshëm për pozitat e ministrit. Shkarkoi Zamir Shtyllën, drejtorin e Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ose siç quhet ndryshe Antikontrabanda. Shtylla mësohet se lajmëroi kryeministrin Edi Rama për kontrabandën, por ndëshkimi i tij nuk vonoi. Megjithatë, gjurmët e kontrabandës së cigareve mbetën në buxhet.

Për muajin shtator të vitit 2015, ishin planifikuar për t’u mbledhur në dogana nga mallrat me akcizë 4.4. miliardë lekë. Të ardhurat për muajin shtator ishin 3.5 miliardë lekë të mbledhura. 7 milionë euro ishte kostoja e kontrabandës në buxhet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com