Duke folur sot në seancë plenare, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta kur tha se nuk është vetëm Saimir Tahiri ai që drejton trafikun e drogës, por janë edhe 3 persona të tjerë. Sipas Berishës ata janë: Gramoz Ruçi, Engjëll Agaçi dhe Olsi Rama. ‘Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës.
Kush janë këta? Gramoz Ruçi, nuk kam të dhëna për të. I dyti më i afërt është Agaçi, kumbara që lidh Ndraghetën me qeverinë, por nuk kam të dhëna. E kam denoncuar me dhjetëra herë Don Agaçion.
I treti është Olsi Rama. Pse është Olsi Rama do të thoni ju? Ka një moment. Pse u ndoq Klement Balili dhe u shpall Eskobari i Ballkanit? Sepse ai bënte shkëmbimet e mëdha kanabis-kokainë në Ballkan. Olsi Rama me grupin e tij nga Bostoni është aurori kryesor që e nxori Shqipërinë si furnizuesin kryesor të kanabisit. Është i pashpresë…”, tha Berisha.