Loading...

banda që u kap me 2.7 ton kanabis drejtohej nga nje Shqiptar.Ja emri…

Zbulohet identiteti i shqiptarit që drejtonte organizatën kriminalë në Breshia të Italis e cila akuzohet se trafikonte marijuanë nga Shqipëria dhe kokainë nga Holanda.

Shqiptari i arrestuar është Neroid Shuhani 38 vjeç, ndërsa krahu i djathtë i tij është një grua italiane e quajtur Daniela Boniotti 51 vjeç nga Breshia.

Mediat italiane raportojnë se pjesë e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar janë edhe 11 shqiptarë të tjerë, ndër të cilët janë identifikuar Luan Shuhani vëllai i drejtuesit, Neroid Shuhani dhe Robert Kasemi i cili është nipi i tij.

Gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane, u sekuestruan 2.7 ton marijuanë në një kamion në periferi të Romës dhe 3 kilogramë kokainë.

Marijuana trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kokaina nisej nga Holanda. Media italiane shkruan se në total janë 12 shqiptarë të arrestuar dhe 4 italianë, ndërsa janë lëshuar edhe 4 urdhër-arreste të tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com