Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga atentati me armë i ndodhur tek zona e Astirit në Tiranë. Burime nga policia thanë se një i ri është qëlluar me armë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 16.11.2017, rreth orës 12.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:Në rrugën “Teodor Keko” është gjendur i shtrirë në tokë shtetasi G.K, 22 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.