Loading...

Artan Hoxha prej ditësh i zhdukur se po e kërkon prokuroria? Reagon gazetari

“Rilindja Demokratike” shkruan se Prokuroria ka nën hetim edhe gazetarin Artan Hoxha, pasi akuzohet se ka sabotuar hetimet e kësaj të fundit për rastin “Habilaj”.

“Plot 40 persona janë nën hetim sa i përket aktivitetit kriminal të Moisi Habilajt në fushën e narkotikëve. Mbrëmjen e sotme(dje), Prokuroria ka bërë të ditur se të paktën 3 ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit janë nën akuzë për përfshirje në trafikun e Habilajve dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arrestet.

Por burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se në mesin e të hetuarve është edhe një gazetar. Po sipas këtyre informacioneve, mësohet se gazetari përmes deklaratave televizive është përpjekur të sabotojë hetimet duke lëshuar deklarata të papërgjegjshme.

“Deklaratat e thëna në studiot televizive kanë pasur për qëllim shpërqëndrimin e hetimeve nga ana e gazetarit” – thonë burime nga Prokuroria.

Thëniet dhe kundërthëniet e gazetarit dyshohen se kanë qenë të porositura nga ish-zyrtarët e policisë që kërkohen me qëllim zhvendosjen e vëmendjes ndaj zonës së trafikut ku ata vepronin. Mësohet se gazetari në fjalë është në mesin e 40 personave nën hetim ndërsa burimet nuk e thonë emrin e tij”, shkruan “RD”, që në titull thotë se bëhet fjalë pikërisht për Artan Hoxhën.

Pas këtij shkrimi, ka reaguar edhe vetë Artan Hoxha.

“Rastesisht mora vesh nga gazeta e PD-se, se po me kerkojne prokuroret e krimeve te renda te Besim Hajdarmates…dhe se kam ca si shume dite qe jam “zhdukur””, shkruan Hoxha.

“Hej “trimat” e Besimit, qe gjithnje para se te beni nje veprim njoftoni qytetarin dixhital, beni qejf edhe ca dite sepse vertete jam shume larg dhe u kam lene rehat keto kohe….

ne fakt po beni ate qe u kam thene publikisht qe me 17 tetor, hetimi niset nga poshte, nga provat, nga polici ne terren, shefi krimeve, shefi komisariatit, drejtori policise i qarkut, pastaj shkojme te Haki Cako, dhe sigurisht Tahiri dhe gjeniu i kanabizimit te vendit Edi Rama dora vete…

u thashe qe ashtu si e niset hetimin, me urdher politik, vetem sa e sabotuat ceshtjen dhe u dhate mundesine ketyre qe kane ikur se fundi te iknin te paret…

me prisni, nga fillimi javes me keni aty, kete radhe vertet po vi nga Xhungla, po nga xhungla e vertete ku ka rregull, ku mbret eshte luani dhe jo hienat si ne ate pyllin tone shqiptar…”, shkruan më tej ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com