Drejtonte mjetin në gjendje të dehur e për pasojë përplaset me disa mjete të parkuara, arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore !
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Taulant Rakipi, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i mësipërm ditën e sotme rreth orës 04:45, në aksin rrugor të Transballkanikes pranë vendit të quajtur ”Rrethrrotullimi i Çoles”, duke drejtuar mjetin tip Jeep, ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përplasur tre mjete të tjera të parkuara, duke shkakëtuar dëme materiale.
Policia i ka ushtruar kontrollin me aparatin Drager, dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur, në masën 1.18mg/l.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj shtetasit Taulant Rakipi, për vepren penale ”Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.