Një tjetër rast me kontrabandë mallrash është goditur nga policia kufitare në Qaf-Morinë- Kukës, ku është bërë i mundur edhe arrestimi i një personi.
Specialistët e Sektorit për Hetimin në DVKM Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. K, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i planit të Pates”, rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë shtetasi B.K, me automjetin tip “Volsëagen CADDY”, ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, ku dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.