Loading...

Akuzohet se dhunoi vajzën ukrainase, prokuroria e lë të lirë

[sgmb id=”1″]

Prokuroria ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Almarjo Xhebexhias. 24-vjeçari u arrestua nga policia nën akuzën e pengmarrjes dhe dhunës.

Sipas prokurorisë nuk ekziston dhe rëndon vepra e pengmarrjes mbi 24-vjeçarin. I riu akuzohej se mbajti pa dëshirën e saj në hotel dhe dhunoi një ukrainase.

24 vjeçari sipas policisë i ka shkaktuar dëmtime të rënda vajzës ukrainase. I riu nuk është dërguar nga Prokuroria ne Gjykatë, por ka marrë lirimin e menjëhershëm.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Almarjo Xhebexhia, 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.

Xhebexhia sipas policisë, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H., 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë.

E reja është dërguar në spital, ku ndodhet në terapi intensive. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com