Loading...

Agjentët amerikanë, gjermanë e italianë zbarkojnë në Tiranë. Për çfarë plani sekret bëhet fjalë?

[sgmb id=”1″]

Rama paralajmëroi pasditen e sotme për nisjen e një aksioni të gjerë të goditjes së krimit dhe bandave të lidhura me politikën, që do të udhëhiqet nga agjentë të FBI-së amerikane, agjentë gjermanë dhe italianë, që vijnë këtë javë në Shqipëri.

“Nisja e Vetting-ut më mbush me shpresë se Prokuroritë nuk do të jenë më kishat dhe xhamitë pa zot.

Djathtas apo majtas, kudo qofshin. Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI-së. Drejtori i FBI-së dhe të dërguarit e tij vijnë këtë javë në Shqipëri.

Me ambasadorin Lu nuk jam gjithmonë dakord çfarë thotë, por çfarë bën për Shqipërinë, po ashtu edhe qeverisë italiane dhe gjermane, që kanë sjellë ekspertët e tyre për operacionin “Forca e Ligjit”.

Do të na bashkohen edhe agjentë të tjerë të FBI-së kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik”, deklaroi Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com