Loading...

“Adriatik Lalla drejt arrestimit, bën presion te prokurorët në ditët që i kanë mbetur”

Adriatik Llalla kryeprokuror i Shqipërisë është në prag të burgut. Të gjithë zullumet që ka bërë në këto 5 vite me veprimet e tij dhe mbi të gjitha me mosveprimet e tij, i rezervojnë atij vetëm një fund: qelinë. Kjo për shkak se Llalla, me cilësinë e kryeprokurorit ka mbyllur dosjet më të bujshme në Shqipëri. Më e rëndësishma është dosja e aferës së CEZ, ku janë të përfshirë Sali Berisha, djali i tij Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta. Shtuar këtu dhe dosjen e DIA dhe dosje të tjera të rëndësishme. Duke llogaritur këtu dhe mbylljen e dosjes së përgjimeve të Mbrojtjes që kishte bërë Arben Imami dhe Ylli Zyla, apo mbylljen e çështjes së mbetur nga 21 janari, ajo e Aleks Nikës. Por duke llogaritur dhe ndërhyrjet për llogari të politikës sidomos në fillim me përgjimet ku ngriti padi ndaj ish ministrit të Brendshëm Tahiri dhe kreut të policisë Çako. Duke detyruar dhe organet serioze të partnerëve tanë ndërkombëtarë që të ndërhyjnë fort dhe ta cilësojnë lojë në shërbim të politikës nga ana e Llallës dhe prokurorisë.

Edhe lënia në heshtje e hetimit të Klemend Balilit, supertrafikantit të Ballkanit dhe njëherësh mik i Metës. Për të ardhur tek përdorimi më i fundit kundër Tahirit, tentativën politike për ta lidhur me trafikun e drogës me vëllezërit Habilaj, bashkangjitja dhe e biznesmenit Sota në këtë qark.

Për të gjitha këto ai meriton burgun dhe është në prag të tij, shtuar këtu dhe pasurinë marramendëse, dhe përballë saj një rrogë modeste si Prokuror dhe Kryeprokuror. Por dhe me një familje me kosto të lartë jetese, sidomos vajza, jeta luksoze e së cilës i ka kapërcyer kufinjtë shtetërore shqiptarë. Pa llogaritur jetën në Gjermani dhe shtëpinë atje. Dhe me gjithë këto shërbime për t’i shpëtuar burgut Llalla ka shpresuar shumë tek Meta dhe Berisha. Por kur ka parë se Meta e ka lëshuar që në fillim, pasi nuk kishte fuqi t’i zgjaste mandatin, duke parë dhe pafuqinë e Berishës dhe të Bashës për ta mbajtur dhe dy vite të tjera, duke parë se më 3 dhjetor, pra dhe 10 ditë e dorëzon detyrën, Adriatik Llalla është tërbuar.

Tikun madje e kanë braktisur dhe prokurorët që nuk e pyesin më fare. Pikërisht për këto arsye, duke parë shumë afër derën e qelisë, duke parë braktisjen nga Meta, Berisha e prokurorët, Llalla në tërbim e sipër ka filluar presionet, shkruan Pamfleti.com.

Si fillim Lalla përmes Prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkon nga Gjykata sekuestrimin e resortit turistik “Santa Quaranta” si dhe disa prona të familjes Balili. Kjo kërkesë vjen një vit pas verifikimit të pasurisë së familjes së Klement Balilit, ish-kreut të Transporteve në Sarandë përfaqësues i LSI së Ilir Metës, i dyshuar nga shteti grek si trafikant droge. Media ka mësuar se sekuestroja preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është kërkuar në Gjykatë dhe bëhet fjalë për prona, si troje, dyqane, shtëpi private, disa apartamente në qytetin e Sarandës. Prona më e madhe nderkaq është resorti “Santa Quaranta”.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Ndryshe ai njihej dhe si Eskobari i drogës në Ballkan. Pikërisht këtu ka nisur presionet Llalla në prag të burgut, fillimisht ndaj Metës, pastaj dhe ndaj eksponentëve të tjerë të politikës. Dhe 10 ditë i kanë mbetur në fakt, ndaj po e braktisin të gjithë. Lalla pritet të shkojë pikërisht aty ku nuk e ka menduar, në burg. Premtoi çdo shtator se do të bënte arrestime të bujshme por në fakt po shkon atje vetë dhe me këmbët e tij

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com