Loading...

300 milionë lekë, kush është Gentiani që korruptoi gjyqtarin e Apelit

[sgmb id=”1″]

Ditën e djeshme policia e Tiranës ndërhyri për kontroll në banesën e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Shkëlqim Mirit.

Në banesën e gjyqtarit u gjetën 300 milionë lekë të vjetra ndërkohë akuza që rëndon mbi të është “korrupsioni”.

Gjyqtari Shkëlqim Miri dyshohet se ka marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Gjyqtari akuzohet se ka ndryshuar akuzën nga vrasja, në plagosje të rëndë me dashje.

Ngjarja për të cilën akuzohet gjyqtari

Në korrik të vitit 2016, prokuroria e Matit ka kërkuar dënimin me 20 vjet burgim për Gentian Doda, i ekstraduar nga SHBA në 2012 i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997.

Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë atëherë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera, shkruan NOA.

Në vitin 2010 në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës Halil Dedja i cili u gjet i vrarë në hyrje të pallatit ku jetonte.

Ditën e ngjarjes së vitit 1997, Gentian Doda dhe Gazmir Dedja janë konfliktuar verbalisht dhe më pas, i pandehuri e ka qëlluar me automatik duke e plagosur rëndë. Nga plumbat ka mbetur i vdekur aksidentalisht Asllan Gjoka.

I plagosuri ka mundur të mbijetojë vetëm dy ditë për shkak të plagëve të marra, por ka arritur t’iu tregojë familjarëve se kush e kishte qëlluar, duke identifikuar Gentian Dodën.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në SHBA në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritete shqiptare.

Pas ekstradimit i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet se ka ndryshuar akuzën nga vrasja, në plagosje të rëndë me dashje. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com