[sgmb id=”1″]
Policia ka arritur të zbulojë një vrasje të ndodhur në fshatin Kalenjë të Mallakastrës në nëntor të vitit 2016 dhe ka arrestuar autorin. Prova që e fundoti vrasësin, F.Y. 41 vjeç nga fshati Aranitas i Mallakastrës ishte gjetja e telefonit të viktimës tek ai.
Vrasja ndodhi në datën 29.11.2016 në pyllin e këtij fshati, kur u gjend nga një bari kufoma e Sh.D, një 57 vjeçari që ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që më datë 14.11.2016.
Policia njoftoi:
“Pas një punë operative dhe hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me dokumentimin e kësaj ngjarje, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shkunjëza”.
Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur ndalimi i shtetasit: F.Y, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier në datën 09.10.2017 ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje me dashje” pasi shtetasi F.Y është autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Sh.D. Në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuar i është gjetur celulari i viktimës.
Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.”