[sgmb id=”1″]
Emri i një femre ka dalë nga përgjimet italiane si e lidhur me bandën e Habilajve që trafikonin tonelata kanabis në Itali.
Ajo është Brunilda Alikaj dhe ka shoqëruar në udhëtimet në Siçili Moisi Habilajn, i cili konsiderohet si kreu i këtij rrejti.
Ajo këshillonte Maridian Silajn të tregohej i kujdesshëm në komunikimin me Habilajn pas dyshimeve se ishin në përgjim.
Brunilda Alikaj rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni.
“Në udhëtimin e tij të fundit në Sicili, Moisi Habilaj ka qenë i shoqëruar në këtë rast nga një bashkatdhetare, e njohur si Brunilda Alikaj. Nga verifikimet e SDI, nga përgjimet u zbulua se Moisi Habilaj, pasi zbarkoi në Brindisi, në darkën e 12.01.2017, ka kontaktuar menjëherë Angelo Busaccan dhe është drejtuar në zonën e Modicas, më 13.01.2017”, thuhet në përgjimin e Policisë italiane’, thuhet në përgjimet italiane.