[sgmb id=”1″]
Dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë, që dëshmon lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nuk është më sekret, pasi prej të shtunës për të flitet në media.
ABC news disponon të dhënat e saj, por preferon të mos i publikojë, në respekt të moscënimit të sekretit hetimor. Sipas burimeve nga prokuroria ajo ka treguar se nga vinte paprekshmëria e Habilajve.
Dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë nuk është më sekret.
Bëhet fjalë për një zonjë, e cila, sipas akuzës dyshohet se është pika lidhëse ndëmjet të kreut të bandës Moisi Habilaj dhe ish-minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
ABC News disponon të dhënat dhe foton e saj, por ka zgjedhur të ruajë anonimatin, duke ruajtuar sekretin hetimor. Për të u fol që gjatë ditës së shtunë, gjatë seancave të Këshillit të Mandateve e imuniteteve të kuvendit, ku u diskutua kërkesa e prokurorisë për heqjen e iminutetit e arrestimin e Saimir Tahirit.
Askush nuk e ka marrë autorësinë e rrjedhjes së emrit të dëshmitares së mbrojtur tashmë nga drejtësia. Në dijeni ishin shumë pak persona, mes tyre tre prokurorët e çështjes dhe njëkohësisht 11 deputetet e kuvendit, antarë të Këshillit të Mandateve.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur për ABC News se dëshmitarja ka deklaruar se paprekshmëria grupit të Habilajve qëndronte tek lidhjet farefisnore me ish-ministrin e Brendshëm.
Të njëjtat burime saktësojnë se në listen e dëshmitarëve të organit të akuzës së krimeve të rënda, janë edhe 4 persona të tjerë. Këto të dhëna konsiderohen tepër sekret, njëlloj si dëshmirja e mbrojtur të dhënat e të cilës kanë rrjedhur në publik e për të cilat ABC News zgjodhi të respektojë detyrimin ligjor të mospublikimit edhe pse i disponon si të dhëna.
Prokuroria, ka ngritur dy akuza ndaj deputetit Saimir Tahiri. E para është ajo e “trafikut të narkotikëve e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe “korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë”.