[sgmb id=”1″]
Por cili është italiani i arrestuar në Durrës?
Sipas të dhënave të policisë italiane dhe urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar ndaj tij nga autoritetet spanjolle, rezulton se ai prej më shumë se dy dekadash është i përfshirë në trafik droge dhe shmangie taksash.
Velo është hetuar dhe gjykuar nga drejtësia italianë pasi më bashkëpunim me policinë spanjolle ai është prangosur si pjesë e një grupi kriminal me 2.6 tonë kanabis.
Më herët, sipas policisë italiane, Velo ka qenë pjesë e rrjetit të trafikut të drejtuar dhe nga bosi i Ndranghetës Giuseppe Nirta, të cilin sipas hetimeve rezulton se e ka vrarë për prishjen e pazareve të drogës.
Si Nirta dhe Velo, për t’iu shmangur drejtësisë në Itali prej vitesh kishin zgjedhur rajonin e Aguilas në Spanjë.
Vrasja e Nirtës nga hetimet rezulton se ka ndodhur në qershor 2017 dhe pas disa muaj hetimesh është arritur të identifikohet si autor mafiozi Velo që për t’iu shmangur arrestimit është fshehur për disa kohë në Shqipëri.